Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia bëri me dije se hapi i radhës sa i takon çështjes së hartës së re gjyqësore do të jetë Gjykata Kushtetuese.
Ai u shpreh se gjatë kësaj kohe avokatët demonstruan në nivel të lartë profesional dhe me përgjegjësi gjithë qëndrimin e argumentuar.
‘Kjo është harta më e gabuar. Nuk na bëhet qejfi se edhe pse jemi të bindur që pasojat do jenë tejet të rënda për ne nëse do të aplikohet. Ne fituam, fituam në radhë të parë pasi demonstruam një nivel te lartë profesional. Hapi jonë final do jetë Gjykata Kushtetuese. Kemi ngritur një gurp që do të përgatisë materialin, që do finalizohet me një kërkesë të përcaktuar konform ligjit’- tha Haxhia.