Hapja e negociatave/ Rama mbledh qytetarët në mes të verës, organizon manifestim në “Sheshin Skënderbej”

21 July 2022, 18:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hapja e negociatave/ Rama mbledh qytetarët në mes të verës,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka organizuar një manifestim për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Manifestimi pritet të mbahet më datë 28 korrik në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”.

Burime bëjnë me dije se pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi dje me drejtuesit e rinj të degëve të PS-së, këta të fundit kanë zhvilluar dhe takime informale me drejtuesit politik të qarqeve.

Krerët e rinj të degëve të PS-së kanë marrë porosi që të mbledhin sa më shumë qytetarë në manifestim.

Të njëjtën porosi, drejtuesit socialistë, pritet t’ua lënë edhe kryebashkiakëve, të cilët pritet t’i mbledhë në një takim gjatë fundjavës.

Përtej orarit dhe vendit, nuk dihet ende asnjë detaj lidhur me këtë manifestim.


Video