Grupi i Rithemelimit nis zgjedhjet për kreun e partisë në Fier

10 April 2022, 09:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grupi i Rithemelimit nis zgjedhjet për kreun e partisë në Fier
Grupi i rithemelimit

Pas zgjedhjes dje të Resmi Shanaj si kreu i degës së PD në Mallkastër, Grupi i Rithemelimit po zhvillon sot zgjedhjet në Fier për kreun e kësaj dege.

Në garë janë Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli, ndërsa zgjedhjet kanë nisur prej orës 09:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

 Shanaj u zgjodh dje me 277 vota pro, ndërsa Mallakastra ishte e para që iu nënshtrua këtij procesi zgjedhor.

Kryetari i komanduar i PD reagoi pas këtyre zgjedhjeve, duke akuzuar Sali Berishën se po vendos në krye të partisë në rrethe ish-funksionarë të LSI-së.

Prej kohësh është folur për një bashkëpunim me Sali Berishës dhe Ilir Metës.


Video