Gazment Bardhi: Koha e Bashës në PD nuk ka mbaruar. Ai është një nga politikanët me më shumë eksperiencë

24 March 2022, 21:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazment Bardhi: Koha e Bashës në PD nuk ka mbaruar. Ai është

“Koha e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike nuk ka mbaruar”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi mbrëmjen e sotme, teksa tha se Basha është një nga politikanët më me eksperiencë në vendin tonë.

Bardhi tha në “Frontline” se në gjendjen ku ndodhet PD, tërheqja e Bashës duke marrë me vete edhe Berishën është zgjidhja për të ardhmen e PD-së, duke lënë të nënkuptohet se ai vetë nuk dëshiron që Basha të rikandidojë sërish për kryetar partie.

“Unë gjykoj që ka vend për kontributin e cilitdo në PD. Nuk e shikoj që ka mbaruar koha e zotit Basha në Partinë Demokratike. Ai vetë ka shprehur dëshirën për të ndihmuar në ringritjen e PD-së. Edhe në këtë moment mund të luajë një rol të rëndësishëm. Është një nga politikanët me më shumë eksperiencë në vend”, tha Bardhi.

E keni shtyrë zotin Basha drejt dorëheqjes?

Bardhi: Vlerësimet apo vendimet e mia të shprehura kryetarit të partisë, nuk kam ndërmend t’i ndaj në publik. Edhe për poblemet e PD-së kam preferuar të mos flas në publik. Nuk është ky interesi i partisë, nuk e ndihmon PD-në. Jamë përpjekur që qëndrimet e mia t’i mbaj brenda mbledhjeve të partisë.

A do të rikandidojë zoti Basha?

Bardhi: Është një pyetje që nuk më përket mua, duhet t’ia bëni zotit Basha. Në gjendjen ku është aktualisht PD, tërheqja e tij që merr me vete edhe zotin Berisha, është një zgjidhje për të ardhmen e partisë.


Video