Gara për kreun e FRPD, Evi Kokalari: E paracaktuar! Disa kandidatëve u është thënë "s'keni shanse të fitoni"

29 July 2022, 11:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gara për kreun e FRPD, Evi Kokalari: E paracaktuar! Disa kandidatëve u
Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari shkruan e revoltuar për garën që ka nisur tashmë në Partinë Demokratike për të zgjedhur kryetarin e Forumit Rinor. Ajo thotë se deputetë e biznesmenë janë vënë në lëvizje për Besart Xhaferajn, duke dekurajuar kandidatët e tjerë.

Sipas saj, urdhri është që asnjë deputetë dhe zyrtarë i PD të mos ngatërrohet në këtë garë, për të ndikuar për njërin apo tjetrin kandidat. “Nese kjo garë është e paracaktuar, unë jam e para që do t’ju dal kundër dhe publikisht”, shkruan ajo ndër të tjera.

Gara për kreun e FRPD, Evi Kokalari: E paracaktuar! Disa kandidatëve u
Besart Xhaferaj

“Shumë kandidatë të mundshëm janë dekurajuar për t’u futur në garë, se i është thënë s’keni shanse për të fituar. Ama Besart Xhaferajn që se njeh njëri, jo vetëm se keni dekurajuar por dhe keni filluar ta shtyni me telefonata deputetëve dhe bisnesmenëve

Më shumë e shtyni këtë njëri, më shumë vjen erë ky muhabet!!Keni urdhër të mos ngatërroheni në këtë garë, dhe po bëni të kundërtën. Nese kjo garë është e paracaktuar, unë jam e para që do t’ju dal kundër dhe publikisht. Boll me mentalitetin e vjetër se na lodhet”, shkruan Evi Kokalari.


Video