Gara për kreun e Forumit Rinor në PD e Berishës, zyrtarizohen 6 kandidatët

31 July 2022, 14:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gara për kreun e Forumit Rinor në PD e Berishës, zyrtarizohen 6

Janë miratuar 6 kandidatët e Forumit Rinor të PD-së.

Kandidatët për FRPD janë Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi, Mariglen Doçi. KQZ në FRPD ka shpallur hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. 

‘Miratohen kandidaturat për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD shpall hapjen e fushatës zgjedhore nga 1 gushti deri në 30 shtator. Dita e Zgjedhjeve do të jetë data 1 tetor 2022.

Urime dhe suksese gjithë kandidatëve!’- thuhet në njoftim.



Video