FOTO/ Yuri Kim viziton Kosovën, homologu e shëtit nëpër Prishtinë

4 October 2022, 21:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Yuri Kim viziton Kosovën, homologu e shëtit nëpër
Yuri Kim dhe Hovenier

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ndodhet për një vizitë në Kosovë, ku është pritur nga homologu amerikan i saj në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Hovenier përmes një postim në rrjetet sociale, ku thotë se ishte kënaqësi që takoi ambasadoren amerikane në Shqipëri, ndërsa e ka konsideruar dhe mike.

Po ashtu ai tregoi se së bashku diskutuan se rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve rajonale.

“Me kënaqësi mirëprita miken dhe kolegen time, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim në Kosovë për t’ia treguar Prishtinën përreth. Ambasadorja Kim dhe unë u kënaqëm duke kujtuar historinë tonë të përbashkët, si dhe patëm një bisedë të mrekullueshme rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve tona të vazhdueshme rajonale” ka shkruar Hovenier në Twitter.



Video