Seancas e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta, ku nuk kanë munguar dhe akuzat dhe ofendimet. Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca, pasi i përmendi emrat e oligarkëve kryeministrit Rama dhe ky i fundit u revoltua duke e quajtur deputetin demokrat "palaço" dhe "zagar".
Pas, këtyre debateve "të nxehta", në radhët e ulëseve të deputetëve demokratë është fotografuar një shishe dhalli e vendosur mbi tavolinë. Nuk dihet se kush është deputetja që ka zgjedhur të freskohet me diçka bio.
Ndërsa, në disa foto të tjera shihet se debat ka patur edhe mes socialistëve. Ministrja e Arsimit Evis Kushi i është afruar pranë kryeministrit Rama dhe duket shumë e shqetësuar.
Në disa foto të tjera, kryeministri Edi Rama shihet herë duke biseduar me ministren Elisa Spiropali dhe më vonë me ministren Olta Xhaçka, ndërsa zv.kryeministrit Belinda Balluku duket në terezinë e saj.