Ndoshta në sferën politike nuk është shumë e njohur, por në oborrin e Parlamentit, Enslemvera Zake, ka tërhequr jo rrallë herë vëmendjen.
Deputetja simpatike është shfaqur në seancën plenare pak kohë më parë me një fustan mbi gju, duke marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Veshjen me ngjyra ajo e kishte kombinuar me sandalet me taka të larta, duke sjellë pamjen e një pasarele mode më shumë sesa të një ligjvënëse.
Por duket se kjo veshje i përket së shkuarës për të. Elegancën e saj, ajo e ruan me takat fine, duke plotësuar imazhin e femrës joshëse, larg atyre që jemi mësuar të shikojmë vite më parë në Kuvend.
Por teksa vjen e mbuluar dhe e veshur korrekte, deputetja e Korçës nuk e kursen ekstravagancën edhe tek aksesorët. Ajo kishte zgjedhur për këtë seancë plenare një çantë të firmës “Moschino”, raporton Panorama Plus.
Një çantë kjo, që duhet thënë ka një çmim të “kripur”, por me gjasa të përballueshëm nga deputetja e re.