Çfarë po ndodh në PD? Kush është gjermani që po tenton të pajtojë Berishën dhe Bashën

17 March 2022, 15:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po ndodh në PD? Kush është gjermani që po
Elmar Brook, ish-eurodeputet gjerman i CDU-së dhe sot anëtar i CDU-së

Humbja e thellë e PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ka nxitur zërat kundër Bashës brenda kësaj partie, duke i faturuar atij rezultatin e dobët, ku nuk mundën të marrin asnjërën nga 6 bashkitë.

Janë të shumtë ata në grupin parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht. 

Lulzim Basha ka pajtuar një lobist për të ndërmjetësuar në konfliktin e brendshëm në PD. Ish-kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka mbërritur dje në Tiranë për të ndihmuar Bashën në përplasjen brenda PD-së.

Ish-eurodeputet gjerman i CDU-së dhe sot anëtar i CDU-së, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropian, të mërkurën në mbrëmje darkoi me Lulzim Bashën. Po dje ai u takua me Sali Berishën.

Elmar Brook "pajtuesi" i Berishës me Bashën

Të mërkurën ka mbërritur Elmar Brook nga CDU,  ish Kryetar i marrëdhënieve me jashtë në parlamentin Evropian dhe prej gati tre dekadash europarlamentar, tani në pension.

Ai ka takuar të gjitha palët e përfshira në këtë konflikt, përfshirë edhe personazhe si Jozefina Topalli me të cilën ruan një marëdhënie të vjetër. “Këtë herë ai vjen si lobist i Bashës, me të cilin ka vendosur një marëdhënie të ngushtë në dy vitet e fundit dhe me qëllimin për të bërë ç’ështe e mundur që të shpëtohet çka mund të shpëtohet për kreun e shkarkuar të PD-së”, thanë përfaqësues të PD.

Pjesë nga bisedimet

Elmar Brok ka hedhur në bisedime me palët kundërshtarë ka qenë ai i dorëheqjes së Bashës, por me kushtin që edhe i dorëhequr ai të udhëheqë procesin e ribashkimit të PD dhe atë të gjetjes së një zgjidhjeje për kryetarin e ri.

Kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht si nga Berisha, i cili e ka pritur në një takim në zyrën e tij si dhe dhe nga grupi i deputetëve që kanë qenë pro Bashës deri në 6 mars, por që kanë kërkuar largimin e tij pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale.

 


Video