Çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese për "Diellën"?

26 May 2026, 16:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çfarë do të vendosë Gjykata Kushtetuese për

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë tërhequr për të marrë vendim për padinë e dorëzuar nga deputetët e Partisë Demokratike, kundër ministres Diella, e cila është një chatbot i inteligjencës artificiale që u përfshi "në kabinet" për herë të parë nga Edi Rama.

Seanca u zhvillua këtë të martë dhe rreth orës 16:00, trupa gjykuese është tërhequr për vendim.

Por ai nuk pritet të shpallet sot, por në një datë të mëvonshme.

Një e pesta e deputetëve të Partisë Demokratike i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e një ministri që, sipas tyre, nuk përmbush kushtet dhe cilësitë e nevojshme për ushtrimin e këtij funksioni.

Deputetët kërkojnë shfuqizimin e disa dispozitave të dekreteve presidenciale për emërimin e Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave, duke i konsideruar ato të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.


Video