Dorëheqje apo shaka? Pse Basha nuk heq dorë nga kreu i PD (Foto)

8 April 2022, 12:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëheqje apo shaka? Pse Basha nuk heq dorë nga kreu i PD (Foto)
Deputeti i PD Lulzim Basha 9 vite pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike

Deputeti i PD Lulzim Basha 9 vite pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës si kryetari i saj Lulzim Basha dha dorëheqjen. Por, pavarësisht se kanë kaluar disa ditë nga kjo vendimmarrje dhe dinamika e zhvillimeve ka marrë tjetër rrjedhë në selinë e PD dhe përfaqësuesve të saj, Lulzim Basha e quan veten ende kryetar të PD në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, statusi i tij në Facebook, Instagram dhe Twitter mbetet i pandryshuar, duke e shfaqur publikisht akoma si kreu i Partisë Demokratike.

Dorëheqje apo shaka? Pse Basha nuk heq dorë nga kreu i PD (Foto)

Dorëheqje apo shaka? Pse Basha nuk heq dorë nga kreu i PD (Foto)

Dorëheqje apo shaka? Pse Basha nuk heq dorë nga kreu i PD (Foto)


Edhe në faqen zyrtare te Pd.al nuk është përditësuar asgjë. Janë të njëjtat organe si para dorëheqjes së Lulzim Bashës, njoftimet e këtij të fundit, dhe gjithçka tjetër që i përket epokës “Basha”.

Dorëheqje apo shaka? Pse Basha nuk heq dorë nga kreu i PD (Foto)


Berisha është shprehur se ky tranzicion zgjat deri në fund të prillit atëherë kur të mblidhet Kuvendi dhe të zgjedhe organet e reja drejtuese, Këshillin Kombëtar, Kryesinë dhe lidershipin. Zgjedhjet për kryetarin përmes parimit “një anëtar një vote” do të bëhen në një kohë të dytë.

Dorëheqje apo shaka? Pse Basha nuk heq dorë nga kreu i PD (Foto)


Deri atëherë PD-në do ta shoqërojë një situatë absurde ku secila palë pretendon se është PD-ja e vërtetë që duhet t’i referohemi. Njëra pakicë që e quan palën tjetër si një “grup pushtuesish” që nuk do të zgjasin shumë në seli dhe tjetra që thotë se ata janë PD-ja me vendim gjykate që mirëpret edhe “pakicën” në selinë e ristrukturuar./VOXNews.al



Video