Deputetja e PD-së, Greta Bardeli ka reaguar për protestën e pedagogëve, të cilët në nisje të vitit të ri akademik vendosën të bojkotojnë procesin mësimor, pasi kërkojnë plotësimin e disa kushteve nga Qeveria.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardeli shkruan se teksa përfaqësuesit e universiteteve protestonin, kreu i regjimit, duke iu referuar kryeministri Rama, si një i çmendur fliste live me 2 breshka në zyrën mavi. Sipas deputetes demokrate, përshkallëzimi i protestës është rruga e vetme ndaj tij dhe oborrit të korrupsionit kriminal që i ka zënë frymën shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
Sot Universitetet Publike në të gjithë vendin ishin në grevë ndaj indiferencës së regjimit!
Studente, pedagoge,administratë universitare, iu pergjigjen thirrjes së sindikatës që i përfaqëson,duke kërkuar plotësimin e kërkesave të shpallura tashmë: rritjen e pagave për shkak te rritjes së çmimeve, parandalimin e mbylljes së degëve në universitete, bonus 100 euro për studentet sikur bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë, rritjen e financimeve për studimin shkencor!
Teksa përfaqësuesit e universiteteve protestonin,kreu i regjimit si një i çmendur fliste live me 2 breshka në zyrën mavi!!
Përshkallëzimi i protestës është rruga e vetme ndaj tij dhe oborrit të korrupsionit kriminal që i ka zënë frymën shqiptarëve!