Dënimi i Bojken Lakos, Berisha: Nuk pranoi t’i thurë këngë “Skënderbeut” të Spiropalit

8 April 2022, 13:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dënimi i Bojken Lakos, Berisha: Nuk pranoi t’i thurë
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me dënimin e muzikantit Boiken Lako, pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, të cilën do e kthente studion e tij muzikore.

Gjatë një konference për shtyp, ai e konsideroi të paprecedentë dënimin, pasi nuk pranoi t’i bënte këngë socialistëve. Berisha shprehu solidaritetin dhe dënoi me ashpërsinë më të madhe këtë vendim.

“Një akt i pashembullt i paprecedentë, një urrejtje e neveritshme e Edi Ramës ndaj një njeriu, një këngëtari të mirënjohur, i cili për fajin e vetëm se nuk pranoi t’i thurë këngë “mbretit” të Milva Konomit, “Skënderbeut” të Spiropalit, “Zeusit” të Bilalit.

Gjetën ta dënojnë me 3 vite burg sepse paska hapur një dritare pa leje, ndërkohë që bëhen pallate shumëkatëshe pa leje. Kjo është dëshmi e shndërrimit të sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit dhe hakmarrjes primitive ndaj një këngëtari kaq të dashur për shqiptarët”, u shpreh Berisha.

 


Video