Damian Gjiknuri votëbesohet me 277 vota si Sekretar i Përgjithshëm i PS

9 April 2022, 20:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Damian Gjiknuri votëbesohet me 277 vota si Sekretar i

Asambleja e Partisë Socialiste ka votëbesuar me shumicë dërrmuese, Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm të partisë, post që deputeti e mban prej shtatorit të vitit të kaluar.

Me 277 vota pro, Damian Gjiknuri është votëbesuar për të vijuar detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

284 anëtare Asambleje nga 342 në total kanë votuar për të votëbesuar Sekretarin e Përgjithshëm si dhe Sekretariatin e PS.

Më 2 shtator 2021, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama informoi se Sekretar i Përgjithshëm i PS-së do të ishte Damian Gjiknuri.


Video