Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i PD-së, Sali Berisha festoi ditën e djeshme ditëlindjen, i cili mbushi 78-vjeç, teksa së fundmi ka ndarë me ndjekësit përmes një video në TikTok, urimin më të bukur që ka marrë.
Bëhet fjalë për një urim që ka marrë nga dy motra të vogla, Solei dhe Etuale, të cilat në fillim të videos e thërrasin "Daja Sali".
“Miq ju falenderoj për qindra e mijëra urimet që mora për ditëlindje!
Zgjodha për të postuar si më të bukurin e tyre, urimin e motrave bukuroshe Solei dhe Etuale, të cilat siç kanë emrat janë edhe vetë!”, ka shkruar Berisha krahas videos.