Braçe zbulon shoferen e tij personale, kush është 'zonja e hekurt' e PS që e shoqëron me makinë (Video)

28 September 2022, 09:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Braçe zbulon shoferen e tij personale, kush është 'zonja e

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zbuluar se kolegia e tij, Mimi Kodheli është bërë për një ditë shoferja e tij personale.

Me humor, ai ka ndarë këtë moment në rrjetin social 'Instagram' ku shkruan se për shkak të bllokimit të rrugëve, ka kërkuar ndihmën e Kodhelit, e cila e ka nxjerrë nga bllokimi që ishte krijuar për shkak të ndeshjes së Shqipëri-Islandë.

'Me shoqen time, në një makinë më tipikë italiane. Kështu është kur e ke dhe shoqe dhe shofere, kur për shkak të bllokimit të rrugëve merr përsipër që të të cojë sa më afër. Ndahemi tek ekipi, e kemi një gjë që na ndan por të tjerat na bashkojnë', thotë Braçe. 



 

 


Video