Gazetarja nga Kosova e cila jeton në SHBA, Arbana Xharra ka reaguar pas shpalljes "non grata" të ish-kryeministrir Sali Berisha edhe nga Britania e Madhe.
Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja shkruan se Berisha tashmë nuk i duhet më as partisë dhe as vendit, teksa propozon që në krye të Partisë Demokratike të vijë Grida Duma. Arbana Xharra e konsideron Grida Dumën si një politikane karriere dhe me shumë guxim.
"Grida Duma duhet emeruar ne krye te PD-se. Berisha ne liste te zeze te SHBA-se tash te Britanise se Madhe, si duhet me as partise e as vendit. Grida eshte gjate ne politike, dhe cfare eshte shume me rendesi, ajo ka guxim sepse kjo te duhet me se shumti ne skenen politike shqiptare. Grida eshte gjenerata e politikaneve qe i duhet Shqiperise ne rrugetimin drejte Evropes!" shkruan Arbana Xharra.
