Berisha "non grata" edhe nga Britania, reagon Evi Kokalari dhe hedh dyshimet e forta

22 July 2022, 17:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha "non grata" edhe nga Britania, reagon Evi Kokalari dhe hedh
Sali Berisha dhe Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpall "non grata" edhe nga Britania e Madhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari shtron pyetjen nëse a vazhdon të paguhet më Tony Blair si këshilltar i kryeministrit Rama, duke ngritur dyshimet se Britania e ka marrë këtë vendim pas lobimeve.

Sipas Kokalarit, këto lloj kontratash, duke iu referuar punës së Tony Blair si këshilltar i Ramës, zakonisht janë më shumë pagesa për favore shumë më të mëdha në të ardhmen sesa konsultime reformash. Ajo pyet dhe se sa para ka marrë Blair nga Edi Rama në 10 vjetët e fundit.

"Një pyetje kam - vazhdon Tony Blair të marrë rrogë nga Edi Rama si këshilltar? Jo për gjë, por këto lloj kontratash zakonisht janë më shumë pagesa për favore shumë më të mëdha në të ardhmen sesa konsultime reformash.
Dhe di njëri sa para ka marrë Blair nga Edi këto 10 vjetët e fundit?" shkruan Kokalari.


Video