Berisha mori selinë e PD, gjykata pranon shqyrtimin padisë së Alibeajt

8 April 2022, 15:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha mori selinë e PD, gjykata pranon shqyrtimin padisë së
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

Gjykata e Apelit ka pranuar shqyrtimin e padisë së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për prishjen e vendimit të Shkallës së Parë që njohu statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Vendimi i dhënë nga gjykatësi Agron Zhukri njeh ndryshimet statutore të iniciuara nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe e bën Komisionin e Rithemelimit të Partisë Demokratike drejtues të kësaj force politike.

Alibeaj kërkoi nga Apeli prishjen e vendimit të 25 marsit, duke kërkuar pushimin ose kthimin për gjykim me një tjetër trupë gjykuese.

Berisha mori selinë e PD, gjykata pranon shqyrtimin padisë së
Padia e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeajt në Gjykatën e Apelit

Alibeaj dhe disa prej mbështetësve të Lulzim Bashës, kanë akuzuar publikisht gjyqtarin Agron Zhukri për konflikt interesi pasi bashkëshortja e tij kishte punuar si këshilltare për ish-kryeministrin Sali Berisha, fakt që është pranuar dhe nga vetë Zhukri.


Video