Basha zbulon: Shemba shtatoren e Enverit pasi ishte...shembur

20 February 2022, 15:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Basha zbulon: Shemba shtatoren e Enverit pasi ishte...shembur

Lulzim Basha zbuloi se edhe në shëmbjen e shtatores së Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej 31 vite më parë shkoi me...vonesë.

Gjatë një aktiviteti të organizuar në Sheshin Skënderbej ku firmosi peticionin e dekomunstizimit, Basha, që në 1991 ka qenë 16 vjeç, tregoi se si kishte shkuar familjarisht në protestë, por edhe pa i thënë njëri-tjetrit.

“Kam mbërritur këtu rreth orës 13.30, apo pak më vonë, pak para se shtatorja të binte dhe shumë më vonë kam kuptuar se familja ime biologjike ishte këtu dhe ishim këtu të shpërndarë, në katër të ndryshme të sheshit. Asnjëri prej nesh nuk e dinim se ndodheshim këtu sepse kishim ardhur secili nga një kënd. Im atë kishte ardhur nga puna, ndodhej pikërisht tek shkallët e Muzeut.

“Unë vetë erdha nga Qyteti Studenti pasi patëm një bllokadë fillimisht tek Rruga e Televizionit, pasi janë edhe pamjet e filmuara. Si familje biologjike ishim të shpërndarë. Nuk e dinim që ishim këtu. Por që nga moment i nisjes dhe intestifikimi i protestës, tek rënia e shtatores dhe tek festimi i këtij moment dhe çuarja e shtatores së diktatorit si shenjë triumfi para studentëve, ne të gjithë ishim bërë një familje”, tha Basha.


Video