Basha para Kuvendit: Kush s’i bindet Berishës, shpallet kulak

14 April 2022, 11:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha para Kuvendit: Kush s’i bindet Berishës, shpallet kulak
Në foto: Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ish kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat para se të hyjë në Kuvend. Basha u shpreh se në PD janë vendosur frymë përcarëse nga një grup njerëzish të cilët prej kohësh kanë vendosur personale të Sali Berishës.

"Unë vij nga shumë takime në terren dhe shoh që ka frymë përcarëse nga një grup njerëzish të cilët prej kohësh kanë vendosur personale të Sali Berishës. Kjo është diçka që është dëshmuar dhe nga qëndrimet që kanë mbajtur dhe është lehtësisht e verfikueshme.

Shpreh keqardhje dhe shqetësim se është përdorur për të vijuar frymën e përcarjes me parimin se kush nuk i nënshtrohet parimit tim shpallet armik, njësoj sic po i bëhet Enkelejd Alibeaj sepse mbron parimet dhe interesat e demokratëve. Kjo është dramë për PD dhe për shqiptarët", u shpreh Basha.


Video