“Mban kreun e PD për përfitim personal”, Grida Duma akuzon sërish Bashën për portin e Durrësit

10 March 2022, 11:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mban kreun e PD për përfitim personal”, Grida Duma akuzon
Grida Duma akuzon sërish Bashën për portin e Durrësit

“Basha mban kreun e PD për përfitim personal”, Grida Duma akuzoi sërish Bashën para kuvendit që nuk denoncoi aferën e portit të Durrësit. Aferën e portit të Durrësit sipas Grida Dumës, duhet që opozita ta bënte transparente, pa penguar zhvillimin.

“Është ashtu siç është. Ne kemi menduar si grupim dhe shtab elektoral i Durrësit se është jetike që të qartësojmë me transparencë qëndrimin e opozitës për një projekt krejtësisht të mbyllur.

Janë 81 hektarë, që për neve iu janë dhënë disa oligarkëve. Duke qenë projekt i mbyllur, minimalisht afera më e madhe strategjike, dhënia e portit më të madh në vend, duhet që opozita ta bënte transparente, pa penguar zhvillimin, por duke bërë që zhvilimi të shkojë te qytetarët,” tha Duma.


Video