Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar pas këshillave të ministres së Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ku iu kërkon qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike duke mos lënë karkikusin vënë apo derën e frigoriferit hapur.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Ndocaj shprehet me ironi se Balluku kryen marrëdhënie seksuale me dritën fikur dhe shkon në tualet me dritën fikur.
Ai shton më tej se Balluku nuk harxhon korent për karikimin e telefonit, pasi e karikon në makinë apo hotele, teksa shton më tej se ajo nuk hap as derën e frigoriferit sepse ushqehet në restorante dhe resorte.
"A e dini ju se ministrja Balluku sa herë shkon në banjo, shkon në banjo me dritën fikur? E dini ju miq se ministrja Balluku sa herë bën seks, e bën me dritën fikur dhe i ka ndodhur disa herë? Por, këtë e ka bërë vetëm për të kursyer, jo ashtu siç mendoni ju, se ju mendoni gjithmonë për keq. A e dini ju se pse ministrja Balluku nuk e karikon telefoni me korent? Sepse rri gjith ditën në makinë dhë nëpër hotele dhe e karikon lart e poshtë. A e dini ju se pse ministrja Balluku nuk hap frigorifer asnjëherë? Sepse shkon nëpër restorante, nëpër resortet he nuk konsumon asnjë gram ushqimi nga frigoriferi. Pra, ministrja Balluku është më kursimtarja." shprehet Ndocaj.