Aqif Rakipi non-grata, Tabaku: Ka djalin dhe dhëndrin në Parlament!

14 April 2022, 12:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aqif Rakipi non-grata, Tabaku: Ka djalin dhe dhëndrin në Parlament!
Në foto: Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe ish deputeti Aqif Rakipi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se Partia Socialiste ka përfituar vota në Tiranë nga ish-deputeti Aqif Rakipi i cili u shpall non-grata disa ditë më parë.

Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku thotë se Rakipi ka në parlament djalin dhe dhëndërin e tij, sipas deputetes kjo dëshmon se në kryeqytet ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor nga ana e Aqif Rakipit.

Tabaku u shpreh se PS ka përfituar 6.9 përqind të votave të qytetit të Tiranës nga ish-deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ngjarja e parë lidhet me shpalljen non-grata dhe me ngrirjen e llogarive të një personi pranë PS-së. Unë besoj që nuk kam nevojë ta përshkruaj se kush është ish-deputeti i cili sot ka djalin dhe dhëndërrin e tij në Parlamentin e Shqipërisë por e rëndësishme është që PS ka marrë ky individ 6.9 përqind të votave në qytetin e Tiranës. Që do të thotë se ka pasur një përcaktim të rezultatit zgjedhor në Tiranë dhe Elbasan, pikërisht nga ky person. Ministri përmendi raportin e OSBE-ODIHR. Unë këtë kam shqetësim. Përdorimin e grupeve kriminale për zgjedhjet, siç është bërë në raportin e DASH", tha Tabaku.


Video