Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Drejtuesit më të lartë të shtetit dhe shumë personalitete të tjerë ishin të pranishëm sot në ceremoninë e organizuar nga ambasada amerikane në Tiranë për nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Mes të ftuarve ishte edhe ish-presidenti Meta, që shoqërohej nga Monika Kryemadhi.
I ulur në rreshtin e dytë, Meta nga Lulzim Basha ndahej vetëm nga Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Në ceremoni ishin edhe ish-presidentët, ministrat, por edhe deputetë dhe figura të tjera.
Sigurisht që ftesë nuk kishte vetëm për Berishën, i shpallur non grata nga SHBA.