Alizoti: Basha ka mbaruar politikisht, Berisha e vdiq

26 March 2022, 09:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alizoti: Basha ka mbaruar politikisht, Berisha e vdiq
Ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Tomorr Alizoti

Deputeti Tomor Alizoti e konsideron të vdekur Lulzim Bashën. I ftuar në “Zonë e lirë”, Alizoti tha se ajo që duhet diskutuar është se si të hapen figurat e reja në PD. Sipas Alizotit ishte gara me ish-kryeministrin Sali Berisha ajo që e fundosi Bashën. 

“Nuk merrem me njerëzit që kanë mbaruar politikisht. Basha ka vdekur politikisht. Në shqipëri ka tre epoka: Zogizmi Berishizmi dhe fashizmi. Njerëzit shikojnë tek berishizmi shpresën dhe ringritjen. Por fashizëm nuk ka, kur ai merr dhe ndërton kulla. Berisha e vdiq Bashën, por tani duhet të diskutojmë si PD duhet të hapë elitat për të zgjedhur figurat,”- tha Alizoti. 


Video