Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë folur për mediast pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.
Alibeaj tha se Bardhi informoi deputetët mbi takimin me Palokën dhe se nuk duhet të jetë vetëm një kandidat i përbashkët mes palëve, por një kandidat fitues. Sipas tij, ka mënyra pa fund për të përzgjedhur kandidatët.
“Para një jave në një diskutim të grupit ramë dakord që jemi të prirur për zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat, është në interes të demokratëve.
Në pritje të Palokës të takohej me Bardhin, ka pasur një takim që Bardhi do tua thotë, unë ju them që siç e thamë javës së kaluar që ishim të gatshëm të diskutonim, ajo që ndodhi tani ishte vetëm një informim që Bardhi na bëri për takimin me Palokën. Kjo ndodhi. Nevoja e interesi për të dalë me një kandidat të përbashkët është synim i cili nuk ngërthen vetëm nevojën e një kandidati por një kandidati fitues në nevojën për t'i dhënë fund regjimit të Ramës edhe në zgjedhjet lokale.
Synimi është ai që përcakton dhe instrumentin. Duam ne një kandidat të vetëm që të jetë fitues dhe instrumenti duhet të jetë proporcionalisht i tillë t’i shërbejë këtij qëllimi. Mënyrat janë pa fund”, tha Alibeaj.
Ndërsa Gazment Bardhi nuk dha detaje specifike mbi diskutimet që ai ka zhvilluar me deputetin Edi Paloka. Sipas tij, e rëndësishme është që demokratët të gjejnë mekanizmin e duhur për të dalë me një kandidat të përbashkët.
Ai tha për mediat se njëanshmëria e secilës palë do të dëmtonte procesin e bashkimit të PD-së.
"Në fakt nuk do të zbardh më detaje duke ju kërkuar ndjesë për atë që kam diskutuar me zotin Paloka. Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë mirëkuptimi për të gjetur një mekanizëm që siguron bashkëpunim të sinqetë të demokratëve. Asnjë nuk ka pasur asnjë qëndrim për çështje tëcaktuart. Apeli im, duke ndjekur të gjithë zhvillimet, është që njëanshmëria nuk e ndihmon këtë process. Demokratët duhet të jenë bashkë për të mundur Edi Ramën. Këtë process e dëmton njëanshmëria. Çdo rrugë e njëanshme që synon imponimin e një pjesë të demokratëve, nuk e ndihmon hallin tonë për të mundur Ramën.
E kam thënë dhe herën e parë, nuk kam ndërmend të bëjë bisedime përpara kamerave. Sot kam shkëmbyer disa mendime sëbashku me zotin Paloka për të gjetur një rrugë se si të bashkëpunojnë demokratët. Flas për pozicione të ngurta të secilës palë në grupin parlamentar. Nëse qëndrojnë të ngurtë në pozicionin e tyre, bashkëpunimi minohet.
Ajo që unë po them është e qartë për anëtarët e PD dhe për demokratët, por mbi të gjitha për qytetarët që duan të sjellin ndryshimin. Do të duhet që të krijohet një moment bashkëpunimi mes demokratëve për të gjetur një kandidat të përbashkët fitues. Nuk është vetëm qëllimi që të kemi vetëm një kandidat të përbashkët, por kandidat të përbashkët fitues”, tha Gazment Bardhi për gazetarët.
Ndërsa i pyetur se përse takimi me Palokën u zhvillua në kafe, ai u përgjigj kështu: “Sepse takimi e kishim informal, një kafe pune mes dy kolegesh. Më vjen keq për ju që ishte e lodhshme. Ishte një takim informal mes kolegesh të mandatuar. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD i shpallur të hënën ka qenë që jemi të gatshëm të nisim punën që atë ditë”