Akuzohet se bleu vota, prokuroria kërkon 1 vit burg për kandidatin e LSI-së

29 July 2022, 14:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet se bleu vota, prokuroria kërkon 1 vit burg për kandidatin e
Etjon Joka

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin për deputet të LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para në këmbim të shitblerjes së votave.

Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo, personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë paratë nga Joka.

Ndërkohë, vetë ish-kandidati për deputet nëpërmjet avokatit të tij deklaroi se gjithçka ka qene e stisur nga kundërshtarët e tij politikë si Alqi Bllako, i arrestuar për inceneratorët.

Avokati i Jokës paraqiti prova dhe fakte në lidhje me videon, telefonin që është bërë filmimi dhe se kujt i është dorëzuar ajo, prova sipas tyre lidhen me kundërshtarët e Jokës në zgjedhje.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër Elis Babo nëpërmjet avokatit të tij pretendoi se e ka bërë filmimin për të denoncuar korrupsionin në zgjedhje, edhe pse ishte në kushte të vështira ekonomike.


Video