Administrata e tij e shpalli "non grata", Berisha shpërndan mesazhin e Biden: Një mik i madh i kombit shqiptar

28 July 2022, 16:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Administrata e tij e shpalli "non grata", Berisha shpërndan
Joe Biden dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetete sociale mesazhin e presidentit amerikan Joe Biden drejtuar shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatik ShBA-Shqipëri.

Berisha e konsideron Bidenin si mikun e madh të kombit shqiptar. Mesazhi presidentit amerikan u dha gjatë ceremonisë së sotme ku Berisha nuk ishte i ftuar. Gjithashtu, kujtojmë se administrata Biden e shpalli Berishën "non grata".

"Mesazhi i urimit të mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit të SHBA-ve Joe Biden drejtuar popullit shqiptar në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike." shkruan Berisha krahas videos.


Video