Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nga hyrja e Kuvendit të Shqipërisë, i pyetur nëse ka frikë nga SPAK pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama për ta hetuar, ish-kryeministri Sali Berisha i prerë tha se nuk i druhet asgjëje në tokë. Sali Berisha tha se ka kod të pathyeshëm.
“Absolutisht asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm sepse ky është pasiri i Sali Berishës”, tha Berisha.
Pyetje: A do i kërkoi SPAK të hetojë Lulzim Bashës?
Berisha: Po bën shaka apo e ke me vërtetë. Edi Rama e mbylli dosjen. E pohoi ai në Kuvend, tha SPAK-u është i PS-së. Ata mbyllin dosjen, dhe ti më thua që unë të kërkoj hapjen.