Deputetët e Kuvendit janë pyetur në lidhje me përdorimin e naftës që marrin nga Kuvendi nëse a e përdorin edhe për familjarët e tyre.
Të pyetur nga gazetarja e emisionit Piranja, duke marrë shembull këto rastin e Ministrës së Jashtme Olta Xhaçka, deputetët e opozitës kanë ironizuar rastin.
Ndërkohë që nga mazhoranca kanë refuzuar që të japin përgjigje në lidhje me këtë, përveç Ministres Elisa Spiropali, e cila e ka mohuar.
Pyetje: Ju naftën që merrni nga Kuvendi, a e përdorni dhe për familjarët?
Fatmir Mediu: E përdor për të pirë.
Dhurata Çupi: Unë makinës time personale i jap vet. Asnjë gram naftë për familjen nuk e konsumoj. Unë nuk flas për të tjerët, ministrat shumë gabim bëjnë, është shpërdorim detyre.
Tritan Shehu: Ministrat punojnë vetëm për interesat e tyre dhe prandaj Shqipëria është në këtë gjendje që është sot.
Petro Koçi: Uroj që ta keni makinën me gaz ju si emision.
Enkelejd Alibeaj: Unë se kam përdorur asnjëherë, kam qenë dhe se kam përdorur.
Taulant Balla: Lori hajde jepi përgjigje kësaj.
Edmond Spaho: Ka rregula për këtë, ministrat nuk mund ta përdorin dot për qëllime personale.
Elisa Spiropali: Jo nuk e përdor, Nuk di të ketë kolegë që ta përdorin
Gazment Bardhi: Vetëm Olta mund ta bëj këtë. Investitorja strategjike Olta. Vetëm ajo mund ta bëj këtë. Babëzia shkon deri në atë pikë.
Saimir Korreshi: Po ke muhabet me atë të Kuvend, do i thuash të na kalojnë pak lekët e naftën se vdiqëm. Po i marrim borxh.
Dashamir Shehi: Unë kam qenë minisër e më shumë dhe se kam përdorur.