"14 Maji", Tabaku refuzon të votojë Këlliçin: Kërkoj votën për Partinë Demokratike

4 April 2023, 17:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"14 Maji",  Tabaku refuzon të votojë Këlliçin:
Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi

Deputetja e PD, Jorida Tabaku refuzon të votojë Belind Këlliçin në zgjedhjet e 14 Majit.

Në një intervistë për Panorama Tv, Tabaku tha se ajo po bën fushatë dhe do të votojë vetëm kandidatin që garon me logon e Partisë Demokratike, i cili është Roland Bejko. Ndërkohë, Belind Këlliçi si kandidat i dyshes Berisha-Meta është regjistruar në këto zgjedhje si kandidat i Partisë së Lirisë.

Gazetarja: Ju keni publikuar një foto nga njësia 2. Për kë e kërkoni ju votën e qytetarëve, Belind Këlliçin apo Roland Bejkon?

Jorida Tabaku: Nuk kam asnjë kompleks të të them se unë votën e kërkoj për Partinë Demoratike. Në fletën e votimit, Partia Demokratike është alternativa e opozitës që unë kam ftuar këdo që të votojë.


Video