Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Tre ditë më parë, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar kështu nga jeta aktive politike. Tashmë ish-ligjvënësen demokrate nuk do ta shohim më në Parlament, por në televizion duke drejtuar një emision. Grida Duma do të jetë moderatorë e emisionit “Top Story” në Top Channel.
Ky lajm është konfirmuar nga Lori Hoxha e cila zbuloi se Duma do të jetë pjesë e këtij grupi mediatik. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni. “Të hënën”- shkroi ajo.
Kujtojmë që Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.