Zyrtare: Zbulohet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023

7 October 2022, 21:09Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtare: Zbulohet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023
Eurovision 2023

Edicioni i 67-të i Eurovisionit, që mbahet vitin e ardhshëm, do të zhvillohet në qytetin e Liverpool-it në Mbretërinë e Bashkuar. Ky i fundit ka fituar garën e ngushtë me Glasgow.

Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena të shtunën e 13 Majit 2023 ndërsa gjysmëfinalet do të mbahen të martën e 9 Majit dhe të enjten e 11 Majit.

Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision Song Contest, Martin Osterdahl u shpreh pas njoftimit: “Liverpool është vendi ideal për të pritur Festivalin e 67-të të Këngës në Eurovizion në emër të Ukrainës. Qyteti është sinonim i muzikës dhe Liverpool Arena tejkalon të gjitha kërkesat e nevojshme për të organizuar një ngjarje globale të kësaj shkalle.”

Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës. Këngëtari Sam Ryder që përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar arriti të renditej në vendin e dytë dhe BBC ofroi mundësinë e mbajtjes së konkursit.

Orkestra Kalush tha: “Jemi shumë të kënaqur që Eurovizioni do të zhvillohet në Liverpool. Megjithëse nuk e kemi pasur ende privilegjin ta vizitojmë, trashëgimia muzikore e qytetit njihet në të gjithë botën. Të luash në të njëjtin vend ku filluan The Beatles do të jetë një moment që nuk do ta harrojmë kurrë!”

Zyrtare: Zbulohet qyteti ku do të mbahet Eurovision 2023


Video