James Earl Jones është zëri legjendar pas ‘të keqit’ Darth Vader, por duket se 91-vjeçari më në fund do të tërhiqet.
Në një intervistë me Vanity Fair, redaktori mbikëqyrës i tingullit të Star Wars, Matthew Wood tha se Jones "po kërkonte të mbyllte këtë... personazh".
Zëri i Jones u rindërtua nga filmat origjinalë të Star Wars për seritë e fundit të Disney+ Obi-Wan Kenobi.
U përdorën gjithashtu disa nga regjistrimet arkivore të zërit të Jones. Për projektet e ardhshme të Star Wars, Jones thuhet se ka dhënë leje për Disney dhe Lucasfilm që të përdorin inteligjencën artificiale dhe regjistrimet arkivore për të rikrijuar zërin e tij.
Aktori vlerësohet për këshillat e tij për interpretimin e Darth Vader në Obi-Wan Kenobi, me Wood që e përshkruan atë si "një kumbar dashamirës".
Familja e Jones i tha Wood se sa të kënaqur ishin me produktin e përfunduar nga kompania e klonimit të zërit me bazë në Ukrainë Respeecher.
Respeecher ka punuar më parë me Lucasfilm për të krijuar zërin e një të riu Luke Skywalker për një serial tjetër të Disney+, The Book of Boba Fett.
Wood i tha Vanity Fair se puna gjatë pushtimit rus kishte qenë sfiduese për ekipin në Kiev.
Jones i dha zë Darth Vader në filmin origjinal Star Wars i cili doli në 1977 dhe vijon The Empire Strikes Back dhe Return of the Jedi.
Që atëherë ai e ka ripërtërirë rolin në filma të tillë si pjesa e parë e serisë së antologjisë Star Wars, Rogue One dhe pjesa e tretë e trilogjisë vijuese, Star Wars: The Rise of Skyëalker.
Aktorë të ndryshëm gjatë kësaj periudhe kanë veshur kostumin e Darth Vader, por zëri mbeti i njëjtë; ai i Jones.