Zefina Hasani mendon se Olta Gixhari bëri një zgjedhje tejet strategjike, duke çuar në nominim Kiarën, Luizin dhe Bledin. Sipas Hasanit, të martën duhet të dalë Kiara, pasi një treshja Olta-Luiz-Bledi, jo vetëm që i duhet shtëpisë, por duke i cilësuar të tre konkurentët më të fortë, mendon se ujërat në shtëpi, do të trazohen duke sjellë situata të reja, të cilat tashmë, po mungojnë.
“Shtëpisë, sipas gjykimit tim, i duhet një trekëndësh i fortë debati: Luiz-Olta-Bled Mane. Dueli Olta-Luiz mund të shterojë, ndaj duhet një i tretë i fortë. Luizi me Kiarën zor se mund të japë më shumë se aq sa u dha deri tek kënga dhe vallëzimi i Shën Valentinit.
Ndaj dhe Olta beri zgjedhjen e saj, strategjike, që nëse Bledi fiton mbi Kiarën të shkohet drejt kësaj përballjeje të tre, e përsëris- Luiz-Olta-Bledi, që më shumë se kujtdo do t’i duhet Luizit që të luftojë më fort e të dalë nga zona e rehatit, të të qenurit vazhdimisht më i preferuari”, tha Hasani.