Zbulohet hyrja e shtëpisë së “Big Brother VIP”, aty ku do kalojnë VIP-at (FOTO)

13 January 2024, 16:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet hyrja e shtëpisë së “Big Brother VIP”, aty
Big Brother VIP

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e “BBV”. Deri më tani dimë që do të moderohet nga Ledioni dhe janë zbuluar opinionistët zyrtarë, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.

Dy banorët e parë të shtëpisë janë zbuluar dhe janë Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj.

Sot është zbuluar edhe hyrja e shtëpisë. Nga ky ambient, do të hyjnë sot VIP-at e Big Brother.

Zbulohet hyrja e shtëpisë së “Big Brother VIP”, aty

Publikut nuk do t’i shpëtojë asgjë nga ky Big Brother, as detajet më të vogla pasi numri i kamerave është mbi 100.

Të gjitha këto detaje do t’i japin publikut mundësinë e një vëzhgimi të kujdesshëm të asaj që do të ndodhë brenda shtëpisë më të famshme e cila do të ndezë dritat sonte.

Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht dy konkurrentë, Meriton Mjekiqi dhe Ledjona Xheladinaj.


Video