“Dai Dai” e kënduar nga ylli i popit Shakira do të jetë kënga zyrtare e kampionatit Botëror të këtij viti.
Ka qenë vetë këngëtarja me origjinë nga Kolumbia që ka shuar kureshtjen e tifozëve duke shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë të këngës, teksa e plotë do të publikohët më 14 maj.
Kjo është hera e dytë në histori që 49-vjeçarja këndon himnin e Botërorit.
E para ishte e paharrueshmja Waka Waka e edicionit të vitit 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut.
Gjithashtu në vitin 2014 kishte kolonën e dytë zanore në Botërorin e Brazilit, këngë që e këndoi në mbyllje të edicionit.
Kampionati Botëror i këtij viti që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada është vetëm 1 muaj larg dhe 104 ndeshjet e tij, emocionet dhe spektakli do të transmetohet live dhe pa pagesë në TV Klan.