Zbulohet “arma” kundër superbaktereve

20 February 2024, 09:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet “arma” kundër superbaktereve

Nga biologjia sintetike vjen ‘një armë’ kundër superbaktereve. Është molekula cresomicina, dhe është projektuar në laborator, pasi ka karakteristika kimike që është e pamundur të përftohen me mjetet e deritanishme.

Në testet e para në laborator mbi kaviet, ka rezultuar efikase kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve, si stafilokoku aureus dhe Pseudomonas Aaeruginosa.

Natyrisht ende nuk dihet nëse do të ketë të njëjtin efekt dhe siguri edhe tek njeriu, por testet do vijojnë. Aktualisht janë disa baktere patogjene që antiboitikët nuk arrijnë t’i luftojnë më, dhe vrasin rreth një milion persona në vit.

Puna kërkimore është koordinuar nga Universiteti Harvard, me mbështetjen e Institutit të Shëndetit Publik, Fondacioni i Shkencave Kombëtare Amerikane dhe Universiteti i Bostonit, dhe është publikuar dhe shpjeguar më gjerësisht në revistën “Science”.


Video