Zarf i Zi në “BBV”! Olta e di që është fajtore: Komunikova me kode me...

14 March 2023, 16:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zarf i Zi në “BBV”! Olta e di që është fajtore:
Olta dhe Qetsori

Banorët e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ janë tronditur me ardhjen e një zarfi të zi. Lajmi për këtë penalitet nuk u prit mirë, ndërsa kishte edhe nga ata banorë që aluduan që ishte për ta, për shkak se e dinë që kanë bërë shkelje.

Një prej tyre ishte Olta. Aktorja, e cila është bërë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë, mendon se zarfi ka lidhje me të dhe Qetsorin. Sipas banores, do ketë penalitet për faktin se ata kanë folur me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet.

Nuk dihet ende se cili nga banorët do marrë penalitet, mirëpo nëse ka të bëjë me Oltën, kujtojmë se për të është paralajmërimi i fundit, ç’ka mund të sjellë përjashtimin nga shtëpia.

Diskutimi:

Dikush thotë: zarf i zi)

Kiara: Qyqa!

Luizi: Është i mbyllur, hapet në Prime.

Olta: Ndoshta është për mua dhe Qetsorin

Luizi: Pse? Për nominime?

Qetsori: Edhe ndoshta.

Luizi: Për nominime të kaluara? Se kjo nuk është problem.

Olta: Jam e bindur që është për nominime, se për to kemi bërë namin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Olta dhe Qetsori që janë shprehur se janë aleatë, kanë folur sot për grupin e tyre dhe formën se si do të “tërheqin” banorë në grup.

Me anë të fotove që realizuan nga Vodafone mëngjesin e sotëm, Qetsori është munduar të këshilloj Oltën, duke folur me ‘kode’ për secilin banorë pa i përmendur emrat.

 


Video