"Zarf i zi apo i kuq?"/ Kiara poston foton me Luizin me përshkrimin epik, vëmendje merr sërish komenti i këngëtarit

22 May 2023, 18:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zarf i zi apo i kuq?"/ Kiara poston foton me Luizin me
Luizi dhe Kiara

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito janë çifti më i komentuar i momentit në showbizin shqiptar. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së "Big Brother Vip" dhe u kurorëzua me celebrimin e martesës në Bashkinë e Tiranës natën finale.

Mbrëmjen e djeshme ata kanë të ftuar në dasmën e vajzës së biznesmenit-politikan Tom Doshi. Luizi ishte veshur me një kostum klasik të zi, ndërsa Kiara me një fustan të kuq.

Kiara ka postuar ditën e sotme një foto me Luizin nga dasma dhe krahas fotos shkruan: "Zarfi i zi apo i kuq?", duke iu referuar zarfeve në BBV, teksa e shoqëron dhe me një emoji.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive, teksa nuk mungojnë dhe batutat nga ish-banorët e BBV, por komenti që ka marrë më shumë vëmendje është ai i Luizit.

"Rrini urtë se e fillova zinxhirin" shkruan Luizi duke iu referuar lojës së nominimeve në BBV.

"Zarf i zi apo i kuq?"/ Kiara poston foton me Luizin me

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)


Video