
Tesla po tërheq afro 1.1 milionë makina në SHBA sepse xhamat mund të mbyllen shumë shpejt dhe t'u shtrëngojnë gishtat njerëzve.
Dokumentet e prodhuara nga rregullatorët amerikanë tregojnë se dritaret mund të mos reagojnë siç duhet përballë një pengese.
Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk e kritikoi përshkrimin duke e quajtur atë "të vjetëruar dhe të pasaktë". Gjiganti i makinave thotë se një përditësim i softuerit do ta rregullojë problemin.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada thotë se faji është shkelje e standardeve të sigurisë. Prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike ka pasur përplasje të përsëritura me rregullatorët federalë të sigurisë, të cilët Musk i quan "policia e qejfit".
Tërheqja e fundit mbulon të katër modelet e Tesla-s, konkretisht sedanët Model 3 2017-22 dhe disa SUV të Model Y, 2020-21 (automjete sportive), Sedanët Model S dhe SUV-të Model X.
Tesla zbuloi problemin me dritaret automatike gjatë testimit të prodhimit në gusht. Pronarët do të njoftohen me letër, nga data 15 nëntor.
Dokumentet e kompanisë tregojnë se automjetet e prodhuara pas 13 shtatorit tashmë kanë softuerin e përditësuar të nevojshëm për të zgjidhur problemin. Tesla tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë pretendimi garancie, përplasjeje, lëndimi ose vdekjeje në lidhje me tërheqjen.
Aksionet e Tesla-s ranë me 3.5 për qind të enjten pasdite. Musk shkroi në Twitter pas publikimit të lajmit.
"Terminologjia është e vjetëruar dhe e pasaktë. Ky është një përditësim i vogël i softuerit. Me sa dimë, nuk ka pasur lëndime", tha ai.