Prej kohësh ishte folur në mediat, por vetëm pak ditë më parë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj konfirmuan publikisht ribashkimin, teksa moderatorja postoi një foto në rrjetet sociale në krah të aktorit.
Bora do të jetë e ftuara e parë e sezonit të dytë të emisionit "Më lër të flas" të binjakëve Veshaj, i cili transmetohet sonte në mbrëmje.
Së fundmi, ka ardhur një reagim nga Donaldi në rrjetet sociale, duke treguar copëza të asaj që do të ndodhë.
“Nesër në 1 tetor do të jem me Bora Zemanin në një bisedë si njerëzit. Nuk do të ketë ofendime, të shara, dhunë fizike ose verbale. Shume gjëra do të ndodhin me këtë puntatë, gjëra që kjo video nuk kishte kapacitet t’i përballonte”, është shprehur aktori. Mbetet për t’u parë se çfarë do të deklarojë çifti në rrëfimin e tyre të parë.
Ashtu si kemi parë edhe nga promo e emisionit, Bora i realizon Donaldit një tatuazh. Nuk e dimë ende se çfarë është ky tatuazh, ndërkohë që në rrjet ka pasur shumë aludime rreth këtij gjesti.
Të shumtë janë ato që kanë aluduar se moderatorja i ka shkruar emrin e saj. Ndërsa të tjerë janë shprehur se tatuazhi i ri i Donaldit lexon Idiot. Shprehje kjo që vetë artisti e ka përdorur edhe në këngët e tij.
View this post on Instagram