Nëse do të bëhej fjalë për zgjedhje politike në vend, do të përbënte një skandal të madh, madje deri në vepër penale, por bëhet fjalë vetëm për një “reality show”.
Vëllai i aktorit Julian Deda, Mario Deda, mesa duket po bën çdo gjë nga jashtë shtëpisë për ta mbështetetur atë.
Ai së fundmi ka vendosur të nisë një “sfidë”, ku i fton ndjekësit të votojnë Jul Dedën 5 herë dhe të sfidojnë miqtë e tyre, që edhe ata të votojnë po 5 herë.
Jul Deda brenda shtëpisë së Big Brother është treguar tepër i vetëpërmbajtur, teksa është ballafaquar me situata nga më të ndryshmet. Ai tashmë ka siguruar edhe një vend për në finale.
Por a do të ndikojë fushata e vëllait të tij në rezultat? Mbetet për t’u parë.
View this post on Instagram