U tha se i prishën raportet, por Klea Huta nuk mungoi në dasmën e Kiarës me Luizin (VIDEO)

7 May 2023, 14:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U tha se i prishën raportet, por Klea Huta nuk mungoi në dasmën e
Klea Huta, Luizi dhe Kiara

Disa ditë më parë, në median rozë u aludua se Kiara Tito dhe Klea Huta e kishin prishur marrëdhënien shoqërore mes tyre dhe shkak ishte bërë një lajm që Kiarës iu tregua gjatë qëndrimit në Big Brother Vip.

Por, duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Ato jo vetëm që flasin me njëra-tjetrën, por Klea ishte e pranishme dhe në ceremoninë e celebrimit të martesës mes Kiarës dhe Luizit që u mbajt tek Bashkia e Tiranës.

Ajo ka publikuar disa momente në InstaStory ku shihet mjaft e emocionuar teksa e sheh Kiarën në vello.

Në një prononcim për "E diell", Klea tha se marrëdhënia mes saj dhe Kiarës nuk është prishur kurrë dhe nuk kishin pse të reagonin për lajmet e qarkulluara në media. Ajo tha më tej se Kiarën dhe Luizin i ka ftuar në dasmën e saj me Elgitin që do të mbahet më 4 Qershor.


Video