U plagos teksa pastronte borën në shtëpinë e tij, ja si është gjendja shëndetësore e Jeremy Renner

4 January 2023, 08:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U plagos teksa pastronte borën në shtëpinë e tij, ja si

Aktori Jeremy Renner ka publikuar foton e parë pas aksidentit të ndodhur, teksa ishte duke pastruar borën në banesën e tij në ditën e Vitit të Ri.

Ylli i “Hawkeye” ka falënderuar dashamirësit e tij për mbështetjen dhe kurajën që i kanë dhënë që nga momenti kur edhe u plagos.

Në një postim në ‘Instagram’ ai ndau një fotografi me ndjekësit e tij, ndërsa shkruan: “Faleminderit të gjithëve për fjalët tuaja të mira. Unë siç e shihni nuk jam shumë mirë tani për të shkruar gjatë, por unë ju dërgoj dashuri të gjithëve.”

U plagos teksa pastronte borën në shtëpinë e tij, ja si

“Jeremy po bën përparim pozitiv dhe është zgjuar, duke folur dhe me humor të mirë,” tha Samantha Mast, ndërsa shton: “Ai mbetet edne në ICU. Ai është emocionuar edhe nga shfaqja e dashurisë dhe mbështetjes së madhe”.

Aksidenti ka ndodhur pasi një metër borë ka rënë gjatë natës mes Vitit të Ri. Një stuhi e fortë dimri goditi edhe një herë rajonin, duke rezultuar në humbjen e dhjetëra jetëve.

Sakaq ferma e aktorit të ndodhej në një zonë të thellë malore.


Video