U bë nënë për herë të parë, Fifi ndan foto krah djalit vetëm 4 ditë pas lindjes

29 April 2023, 21:04Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U bë nënë për herë të parë, Fifi ndan foto
Fifi

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si ‘Fifi’ ka publikuar pak më parë fotografinë e parë krah djalit të saj, Theo Mal Patushi vetëm 4 ditë pas lindjes.

Në foto shihet këngëtarja e cila mban në krahë djalin e saj, por nuk ka vendosur të bëjë ende publike imazhin e plotë të vogëlushit duke e mbuluar me një emoi.

U bë nënë për herë të parë, Fifi ndan foto

Fifi dhe partneri i saj, Adisa Patushi u bekuan me djalin e tyre më 25 prill të këtij muaj, ku çifti ndanë lajmin krahas fotos së parë të djalit ku dhe zbuluan emrin e veçantë.

Ata kanë vendosur dy emra për të, duke e quajtur Theo Mal.

Kujtojmë se Fifi dhe Adisi u bën çift vitin e kaluar pas përfundimit të Big Brother Vip ku Fifi ishte konkurrente bashkë me kushëririn e Adisit, Kledin.

Duket se ai u bë shkak për njohjen e tyre e cila u kurorëzua me një lidhje të bukur dashurie.

Adisi është baba edhe nga martesa e tij e parë me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.


Video