"Treçerekun e tyre i kam miq, por Dean e kam më shumë shoqe", Ronela Hajatin e ka zënë halli me BBV: Kur fola për të mu hodhën ...

23 April 2023, 09:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Treçerekun e tyre i kam miq, por Dean e kam më shumë
Ronela Hajati dhe Dea Mishel

Përfshirjes në debatin për Big Brother Vip nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Ronela Hajati me komentet e herëpashershme në rrjetet e saj sociale.

Në lojën “tutti frutti” në emisionin "Why Not", këngëtarja tha se treçerekun i ka miq, por njeriun që ka më afër në shtëpi është Dea Mishel Hoxha. Ajo tha se është sulmuar në momentin kur ka bërë një postim në mbështetje të saj.

Ronela Hajati: Unë e kam shumë problem punën e Bigut, treçekun atje i kam miq, i njoh. Të gjithë ata që njioh unë janë të gjithën kundër njëri-tjetrit. Unë një javë mbështes njërin, më shajnë këta të tjerët. Njeriun që kam më shumë shoqe atje brenda është Dea. Për Dean kur kam folur në fillim mu hodhën. Por secili flet nga prizmi i vet. Nuk mund të gjykojmë dot njerëz që janë brenda në një trysni që ne nuk e përceptojmë. Ne blejmë patatina, ulemi në shtëpi dhe e shohim. Ata e shohin komplet tjetër. I uroj suksese të gjithëve!


Video