
Lajme të reja për ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, prezantuesja i ka kërkuar një kuotë të konsiderueshme për ushqimin: 20 mijë euro në muaj për veten dhe 17.500 euro për tre fëmijët e saj Cristian, Chanel dhe Isabel.
Ish-futbollisti e ka refuzuar propozimin dhe i ka ofruar zero euro ish-bashkëshortes dhe 7 mijë euro në muaj për fëmijët.
Duket se kërkesa e Ilary është e tepërt për Tottin, duke pasur parasysh të ardhurat e saj si drejtuese e “Isola dei Famosi”, reklamave në TV dhe sponsorizimeve në Instagram.
Sidoqoftë, propozimi me zero euro është marrë nga Blasi si ofendim, duke qenë se konsiderohet si palë e dëmtuar në këtë aferë.
Ndërkohë, avokati i Ilary Blasi, Alessandro Simeone, paraqiti pretendimet në emër të klientes së tij për t’i rikthyer çantat firmato, të vjedhura nga burri i saj.
Bëhet fjalë për një koleksion Dior, Chanel dhe Gucci, që ish-kapiteni i Romës ia ka marrë si "peng" për orët e tij të çmuara Rolex, të cilat prezantuesja televizive ia ka rrëmbyer nga kasaforta.
Avokatët e Tottit gjithashtu ka të ngjarë të paraqesin një kërkesë të ngjashme për të rikuperuar orët Rolex të humbura.